Centellian24 Madeca Matcha Pore Cleansing Oil

L2700.00L1800.00

Një vaj pastrues i butë i projektuar për kujdesin e përditshëm të fytyrës, i formuluar për të hequr në mënyrë efektive grimin, papastërtitë dhe sebumin e tepërt, ndërkohë që ndihmon në pastrimin dhe rafinimin e poreve. Formula e tij e lehtë emulsifikohet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të pastër, të lëmuar dhe të freskët pa mbetje yndyrore.I përshtatshëm veçanërisht për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me pore të zgjeruara, por edhe për lëkurë të ndjeshme që kërkon pastrim efektiv dhe të butë njëkohësisht.

 

Përbërësit kryesor:

-        Ekstrakt matcha - i pasur me antioksidantë, ndihmon në pastrimin dhe rigjallërimin e lëkurës

-        Kompleksi TECA-është një kombinim aktiv i përbërësve të nxjerrë nga Centella Asiatica, i njohur për vetitë e tij rigjeneruese dhe qetësuese. Ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës, reduktimin e irritimeve dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit për një lëkurë më të shëndetshme dhe elastike.

 

Mënyra e përdorimit:

Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe masazhojeni butësisht për të tretur grimin dhe papastërtitë. Shtoni një sasi të vogël uji për ta emulsifikuar, pastaj shpëlajeni mirë me ujë të vakët. Më pas përdorni një pastrues me shkumë.