Medicube Zero Pore Pads

L3000.00L1450.00

Disqe toniku eksfoliues të dizajnuar për të pastruar poret, kontrolluar yndyrën dhe përmirësuar teksturën e lëkurës. Të njomur me një esencë të pasur aktive, këto pads ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, mbetjeve të sebumit dhe papastërtive të grumbulluara në pore, duke e lënë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe vizualisht me pore më të reduktuara. Të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me pore të zgjeruara.

 

Falë dizajnit dy-anësh, njëra anë eksfolion butësisht ndërsa ana tjetër qetëson dhe hidraton lëkurën, duke i bërë ideale për përdorim të rregullt pa irritim.

 

Përbërësit kryesorë:

-        AHA & BHA – eksfoliojnë, pastrojnë poret dhe ndihmojnë në kontrollin e akneve

-        Ekstrakt papaje – ndihmon në largimin e qelizave të vdekura

-        Panthenol (Vitamina B5) – qetëson dhe hidraton lëkurën

-        Allantoin – redukton irritimet dhe skuqjen

 

Mënyra e përdorimit:

Pas pastrimit të fytyrës, kaloni pad-in me anën e strukturuar në zonat me pore të zgjeruara (T-zone), duke shmangur zonën e syve dhe buzëve. Më pas, përdorni anën e lëmuar për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën. Mos e shpëlani. Vazhdoni me rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Përdoreni 2–3 herë në javë.